Moderatorja Kiara Tito dhe këngëtari Luiz Ejlli janë bërë prindër për herë të parë. Ashtu siç e kishin zbuluar, çifti janë bërë prindër të një vajze.
E vogla ka ardhur në jetë ditën e sotme. Të shumta kanë qenë urimet për çiftin, që nga familjarët miqtë e deri tek adhuruesit e tyre.
Çifti ka ndarë në Instagram një foto me dorën e vajzës, ndërsa kanë zbuluar edhe emrin e veçantë që kanë zgjedhur, Luna Mari Ejlli.
Kujtojmë që çifti janë njohur brenda shtëpisë së Big Brother.