Kamerat e sigurisë të banesë së gjyqtarit Sterkaj kanë filmuar autorin të veshur me rroba të errëta dhe me maskë i cili në rrugicën ku ndodhet banesa ka hyrë në këmbë dhe pasi afrohet pranë portës lë lëndën plasëse dhe largohet në këmbë sërish përmes rrugicave.
Është marrë në pyetje dhe gjyqtari Sterkaj por dëshmia e tij nuk ka ndihmuar hetuesit pasi ka thënë se nuk kishte dijeni se kush mund të ishte autori. Policia ka sekuestruar dhe kamerat e sigurisë të bizneseve përreth për të mësuar më shumë mbi lëvizjet e autorit.
Tonin Sterkaj ushtron prej shumë vitesh detyrën e gjyqtarit në gjykatën e shkallës së parë në Shkodër ndërsa për një periudhë dy vjeçare ka punuar edhe si gjyqtar në gjykatën e Apelit të Shkodrës. Më pas u kthye si gjyqtar në Gjykatën e Shkalles se Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.
Tritoli ndaj gjyqtarit / Kamerat filmuan autorin
Related Posts
Lirohet kreu i PD-së Sali Berisha, Gjykata e Posaçme i heq masën e arrestit shtëpiak
Lirohet kreu i PD-së Sali Berisha. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për heqjen e masës së arrestit shtëpiak për Berishën.
Rama jep LAJMIN: Ja kur do nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët
Kryeministri Edi Rama ka folur sërish këtë të martë për bonusin e pensionistëve. Rama u shpreh këtë të martë se pas javës së dytë të dhjetorit do të nisë shpërndarja…