Spektakli i “Big Brother Vip” po i afrohet finales, teksa kanë mbetur vetëm 4 javë nga 25 maji.
Në shtëpi kanë mbetur vetëm 10 banorë, megjithatë, pritet që të shtunën në mbrëmje numri të shkojë në 11. Kjo për shkak se do të ketë një hyrje të re!
Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet promos së spektaklit të nesërm, teksa nuk dihet nëse bëhet fjalë për rihyrje të një ish-banori, apo futjen e një personazhi të ri.