Një 61-vjeçar nga Polonia i cili ishte shpallur në kërkin ndërkombëtar është arrestuar ditën e sotme në pikën kufitare të Hanit të Hotit. Mësohet se 61-vjeçari, Jan Stanek ishte shpallur në kërkim pasi autoritet gjyqësore në Poloni e kanë dënuar me 4 vjet e 6 muaj burg për vjedhje dhe krime në fushën e narkotikëve. Gjithashtu vijojnë procedurat për ekstradimin e tij në Poloni.
Njoftimi i Policsë:
Si rezultat i intervistimit të detajuar dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Poloni, të kryera në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar ose ndërkombëtar, u ndalua në hyrje të Shqipërisë, shtetasi polak Jan Stanek, 61 vjeç. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Poloni e kanë dënuar me 4 vjet e 6 muaj burgim, për vjedhje dhe krime në fushën e narkotikëve. Vijojnë procedurat për ekstradimin e 61-vjeçarit, në Poloni..