Kristjan Asllani me Interin siguroi titullin kampion në Serie A. Mesfushori i Kombëtares bëhet shqiptari i katërt që ka siguruar këtë trofe në Itali. Para tij e kanë ngritur trofeun Naim Kryeziu, Giacomo Vrioni dhe Amir Rrahmani.

Futbollisti i parë shqiptar që ka fituar titullin në Serie A, është i ndjeri Naim Kryeziu nga Gjakova. Ai luajti për tetë vite me Romën, teksa fitoi titullin e parë në histori të skuadrës italiane në edicionin 1941-42.

Futbollisti i dytë shqiptar që ka fituar titullin në Serie A, është sulmuesi Giacomo Vrioni, aktualisht në MLS te New England Revolution. Vrioni ishte pjesë e Juventusit në sezonin 2019-20 ku luajti një ndeshje dhe u shpall kampion i Italisë.

Ndërkohë futbollisti i tretë shqiptar që ka fituar titullin është Amir Rrahmani me Napolin. 30-vjeçari nga Prishtina u shpall kampion i Italisë me Napolin në sezonin 2022-23 ku ishe nder futbollistët kryesorë të kësaj skuadre.