Janë arrestuar 8 policë malazezë në pikën kufitare Bozhaj-Hani i Hotit.

Policia njofton se oficerët e arrestuar janë shtetasit malazezë Nikola Janiçiq, Zoran Radonjiq, Igor Zhivkoviq, Enver Drešaj, Momo Popivoda, Ivan Boljeviq, Vaso Radunoviq dhe Dragoman Millosheviq dhe akuzohen për marrje ryshfeti.

Urdhër arrestet janë lëshuar nga Prokuroria Themelore e Shtetit (ODT) në Podgoricë dhe sipas informacioneve jozyrtare nga Vijesti, ata jane arrestuar ne pikën kufitare Bozhaj.

“Në rastin që po procedohet në këtë prokurori për veprën penale të marrjes së ryshfetit, Prokuroria Themelore e Shtetit në Podgoricë ka lëshuar urdhër Ministrisë së Punëve të Brendshme – Departamenti për Kontroll të Brendshëm të Policisë që tetë zyrtarë policorë t’i privojë nga Sektori i Policisë Kufitare (J.N., R.Z., Ž.I., E.D., P.M., B.I., R.V., dhe M.D.)”, – thuhet në njoftimin e ODT-së në Podgoricë.