Falë natyrës së bukur, ajrit të pastër dhe ushqimit të mirë, fshati i Reç
në Malësi të Madhe , vitet e fundit po tërheq turistë të shumtë.
Në masivet pyjore të Reçit janë hapur shtigje për lëvizjen turistike të këmbësorëve, motorristëve dhe së fundi edhe për turizmin e biçikletave.
Ndërsa , në promovimin e zonës ka ndikuar edhe ndërtimi i bujtinave dhe restoranteve të reja.
Bukuritë natyrore, duke i shtuar edhe atë historike, tradicionale e kulturore e bëjnë Reçin në Malësi të Madhe, një zonë me potencial të madh turistik.