Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë janë plagosur pasi një kamion ka përplasur turmën në New Orleans, qytet në shtetin e Luizianës, SHBA.
Policia e New Orleans njoftoi se ngjarja, e ndodhur afër kryqëzimit të rrugëve Bourbon Street dhe Iberville Street në orën 3:15 të mëngjesit sipas orës lokale (10:15 në Shqipëri), duket se ka qenë një akt i qëllimshëm, raporton kanali i lajmeve ABC News.
Një dëshmitar i ngjarjes, Kevin Garcia, 22 vjeç, ka treguar për CNN pas aksidentit.
Gjithçka që pashë ishte një kamion që përplasi të gjithë në anën e majtë të trotuarit të Bourbon Street.” Ai shtoi se një trup i ka rënë mbi të dhe ka dëgjuar gjithashtu të shtëna armësh.
Ndërkohë Corriere raporton se autori pasi ka goditur njerëzit me kamion, ka dalë nga automjeti dhe ka nisur të qëllojë me armë.
Rruga Bourbon, e famshme për baret dhe klubet e saj të shumta, raportohet se tani është mbyllur.