Në njësinë administrative të Dajçit, në Bashkinë e Shkodrës, qindra familje përballen vazhdimisht me mungesë të furnizimit me energji elektrike. Kjo vjen për shkak të amortizimit të rrjetit elektrik shpërndarës, në të cilin nuk është investuar asnjeherë tjetër që nga viti 1976, shprehen banorët e zonës. Madje banorët kanë improvizuar vetë kundërpesha të varura tek telat elektrike, për të shmangur të paktën masën e telave për shkak të erës.

Drejtues të OSHEE e pranojnë problemin, ndërsa thonë se shpejt do të bëhen disa investime në fshatrat që kanë problemet më të mëdha me rrjetin elektrik, përfshirë edhe Dajçin .Gjatë javës, banorët kanë patur probleme me energjinë. Kanë mjaftuar reshjet e ditëve të fundit si dhe era gjatë natës për të sjellë probleme në furnizimin me energji elektrike në zonën e Dajçit.