Sigurimi i ujit të pijshëm është kthyer në sfidë për banorët që jetojën pranë is- Fermentimit në Shkodër

Kjo zonë nuk furnizohet me ujë prej rreth 10 vitesh .

Banorët, të cilët nuk e kanë mundësinë për ta blerë, shprehen se detyrohen ta mbushin ujin pranë kishës, ndërsa për t’u larë ato kanë ndërtuar puse .

Pavarësisht premtimeve, banorët thonë se asgjë nuk ka ndryshuar, ndërkohë ato tregojnë se, megjithëse uji mungon, faturat vijnë çdo muaj.

Megjithëse u premtua se punimet për ndëtimin e një ujësjellësi që do të furnizonte me ujë të pijshëm këtë zonë do fillojë në Mars të këtij viti deri tani nuk është bërë asnjë ndërhyrje.