Një DJ shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Hysni Qestaj po lëvizte me 200km/orë kur makina e tij tip “Ferrari”, rrëshqiti nga rruga si pasojë e lagështirës dhe u përplas me barrierat mbrojtëse të rrugës.
Pas përplasjes makina është ndarë në dy pjesë, ndërsa shqiptari i Kosovës është djegur brenda në automjet. Dyshohet se bashkë me të ka qenë edhe një vajzë. 40-vjeçari, vetëm disa orë para vdekjes ishte në një klub nate në kantonin e Valais dhe pas performancës ishte nisur me Ferrari për në Itali.
Përmes një shkrimi në Facebook, Komuna e Junikut ndan dhimbjen me familjen e të ndjerit, ku ka postuar edhe një foto të të riut.
“Në një aksident të rëndë trafiku, bashkëvendasi ynë Hysni Qestaj ka ndërruar jetë. Kryetari i komunës z.Ruzhdi Shehu dhe të gjithë qytetarët e Junikut ndajnë dhimbjen me familjen e të ndjerit. I ndjeri të kujtohet gjithmonë me respekt dhe dashuri”, thuhet në njoftim.