Policia e Shkodrës jep njoftimin për atentatin në Dragoç. I riu Ramzan Mataj është qëlluar nga jashtë makinës me armë.“Rreth orës 07:15, në fshatin Dragoç, në rrugë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Benz, me drejtues shtetasin R. M., 33 vjeç, banues në Dragoç, Shkodër, i cili ka humbur jetën.Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia
EMRI / Atentat në Dragoç të Shkodrës, i riu ekzekutohet me armë brenda në makinë! U gjet i pajetë nga banorët
Related Posts
Benet Beci: Bashkia ka nisur punen për hapjen e rrugës Theth-Ndërlysaj
Shkruan ne rrjetin e tij facebook Kryetari i Bashkise Shkoder Benet Beci : Pas situatës së krijuar nga rrëshqitjet e dherave, Bashkia Shkodër ka nisur punën për pastrimin dhe hapjen…
Nga Budapesti në Shkodër, 300 objekte shqiptare do ekspozohen për herë të parë
Rreth 300 objekte si bizhuteri dhe veshje shqiptare që ndodhen në Muzeun Etnografik të Budapestit, Hungari, të cilat i janë shitur dikur këtij muzeu nga një tregtar me emrin Paolo…