38-vjeçari i quajtur Gledis Tuzi, është arrestuar në Shkodër, për një grabitje që dyshohet se e ka kryer gjatë pasdites së djeshme. Tuzi dyshohet se ditën e djeshme vodhi një automjet tip “Golf 4” dhe një çantë me sende personale në një automjet tjetër. Sipas hetimeve të kryera, i arrestuari nuk kishte as leje drejtimin. Automjeti dhe çanta me sendet personale u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.