Kryeministri Edi Rama do të mbledhë të dielën Asamblenë Kombëtare të PS-së. Takimi në fjalë do të mbahet në Durrës, në orën 11:00.

Në agjendë përcaktohet se i pari që do të marrë fjalën është kryesocialisti Edi Rama, ndërkohë që në fokus të diskutimeve do të jetë rienergjizimi i partisë dhe anëtarësimet e reja.