Kryeministri Edi Rama ka inspektuar mjediset e jashtme të stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, i shoqëruar nga kryetari i bashkisë Benet Beci dhe Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferri.

Inspektim ndodhi gjatë kohës që kryeministri ka mbledhur qeverinë dhe 61-kryebashkiakët në Shkodër për të bërë një analizë të thelluar të prioriteteve për Shqipërinë 2030.

Rama u shkëput nga mbledhja që po zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, duke inspektuar mjediset e jashtme. Gjatë inspektimit Rama ka vlerësuar ambient e stadiumit, ndërsa shtoi se duhen mirëmbajtur.

“Keni goxha stadium me mjedise të jashtëzakonshme, por vetëm se duhet me i mirëmbajtë”, tha ai

Kryeministri thekon se zona do kthehet në një qendër aktivitetesh të ndryshme.

“Stadiumi “Loro Boriçi” ku pas një braktisjeje të frikshme rrënuese të investimit madhor që u bë për Shkodrën dhe Kombëtaren, ka rinisur puna për të rikthyer në jetë si një qendër aktivitetesh të ndryshme në shtatë ditë të javës, të lidhur me projektin e saj rilindjes së zonës tradicionale të Zdrales”, shkruan Rama.