Kryeministri Edi Rama mbledh dje (9 mars) në një analizë të thelluar kabinetin qeveritar, por edhe drejtuesit politikë dhe krerët socialistë të bashkive.

Parashikohet që kjo analizë që me gjasa do të jetë periodike deri në zgjedhjet, do të shërbejë, për të verifikuar të gjitha problematikat dhe shqetësimet e qytetarëve, por edhe për një raportim të plotë e të detajuar të punës organizative në partinë socialiste.

Kabineti qeveritar, zv ministra, drejtues institucionesh, por edhe të deleguarit e qarqeve mblidhen në Shkodër, ndërsa pritet që ata të diskutojnë me kryeministrin Rama, përmbushjen e detyrave të caktuara nga analiza e shkuar që u mbajt në Shëngjin në Janar.

Në këtë analizë që ndahet në disa panele, diskutohet edhe për angazhimin direkt në terren temë strukturave socialiste, për rigjallërimin e bazës së partisë, deri në zgjedhjet e përgjithshme dhe kongresit të jashtëzakonshëm zgjedhor.

Prej disa javësh socialistët kanë zbritur në bazë, në takime me strukturat dhe kane nisur procesin e zgjerimit në parti dhe fushatën reale të antarësimeve të reja.

Kryeministri është shprehur i hapur që të shkohet drejt afrimit në PS edhe të antarëve të zhgënjyer nga partitë opozitare.