Në takimin me strukturat e PS në Shkodër, Rama e la derën e hapur edhe për demokratët, duke thënë se i kanë lënë pas ndasitë e së shkuarës dhe duan të kenë sa më shumë larmishmëri. Rama tha se akuzat se qeveria e ka lënë pas dore veriun janë idiotësi, pasi kanë bërë investime që synojnë të zbulojnë malet dhe bukruitë e veriut dhe jo investim elektorale.

“Ne duhet tu themi njerëzve, bujrëm dyert tona janë të hapura, sa më shumë larmishmëri të kemi aq më shumë do na besojnë që e kemi seriozisht shkëputjen nga ndasitë e së shkuarës që nuk i kemi ushqyer ne, por kemi rënë pre e tyre në kom e terrene të ndryshme. PS e Shkodrës duhet të ketë një fytyrë që ta shohësh një orë larg e ta ndjesh që është fytyra e këtij ndryshimi që po ndodh në bashki. Që njerëzit të ndjejnë që është partia që ata mund ti referohen, si anëtare si simpatizantë, por edhe si njerëz skeptik,. Nuk ka pikë rëndësi si i referohen. Shkodra do bëhet modeli i një transformimi që do jetë edhe më pozitiv se ne ndërkohë kemi mësuar edhe nga gabimet që kemi bërë vendet e tjera, por edhe lokomotiva që do tërheqë gjithë veriun me vete. Lëre ca thonë verin e kemi lënë pas ore, kjo është idiotësi. Kemi bërë investime duke parë se ku duam ta shohim veriun pas disa vitesh, s’kemi bërë investime elektorale. Po bëjmë investime që synojnë të zbulojnë malet, besoj fort që na është krijuar një stereotip plazhi jugu, por arin më të pastër dhe më të vyer të industrisë së truizmit Shqipëria e ka në mal. Kur të zbulohen malet nga ata që do bëjnë investime dhe do sjellin turistë që vijnë për ski, për mirëqenien e trupit, atëherë Shqipëria do ketë një rritje shumë më të fuqishme se ajo që vjen nga plazhi dhe kjo kërkon kohën e vet”, tha Rama.