Kjo është gjendja e rrugës përmes varrezave publike të “Stom Golemit” në Shkodër që lidhet me Golemin, Grudën e Re, dhe Hotin e Ri. Ka shumë vite në këtë gjendje, megjithatë nuk është ndërhyrë asnjëherë për rregullimin e saj. Kjo ka bërë që një pjesë e varrezave të dëmtohen nga uji.Banorët e zonës kërkojnë që të ndërhyhet sa më shpejt për faktin se është një zonë tejet e mbipopulluar dhe shërben për të shkurtuar distancën mes fshatrave.

Prej vitesh, shqetësimi për këtë rrugë, që kalon përmes varrezave, është bërë prezent me dhjetra herë nga mediat dhe qytetarët, por nuk është marrë asnjë masë në këtë drejtim për përmirësimin e saj. Kjo gjë tregon edhe mungesën e respektit për ata që nuk jetojnë më.