Fëmijë të shkollës 9-vjeçare “Marash Gjoni” në Rrilë të Lezhës, ishin dëshmitarë të atentatit që ndodhi mëngjesin e sotëm ku mbeti i plagosur Agron Puka.

Një nga fëmijët ka zbuluar për mediat edhe dinamikën si ndodhi atentati. Nxënësi thotë se autorët ishin me një Audi të bardhë, kanë zbritur nga makina, dhe kanë qëlluar. Ndërkohë, shoferi ka shkuar deri në një pikë karburanti e më pas është kthyer me me dyert e makinës të hapura e ka marrë autorët.

“U ndalën me një Audi të bardhë. Zbritën… kanë ra plumbat për tokë pastaj i kanë rënë asaj. Audi ka shkuar deri te karburanti, dhe më pas është kthyer me dyer të hapura dhe janë future në makinë dhe kanë ikur. Ne ishim në klasë. Unë u temba pak. Kanë gjuajtur një karikator.”– tha fëmija.