Projekti pilot për instalimin e matësve inteligjentë të energjisë elektrike po vijon që të zbatohet edhe në Shkodër. Është drejt përfundimit faza e pare, që ka të bëjë me instalimin e matësve të energjisë nëpër kabina, ndërsa shumë shpejt pritet të nisë faza e dytë e instalimit të matësve inteligjentë për konsumatorët familjarë dhe biznese.

Sipas drejtorit të OSHEE, Armand Zhuka, ky është një sistem i cili nuk lë asnjë rrugë për abuzime, qoftë nga abonenti , qoftë edhe nga punonjësit e OSHEE-së.

Tre qarqe, ai Shkodrës, Vlorës dhe Durrësit janë të parët të cilët kanë përfituar nga ky projekt që Drejtoria e Përgjithshme e OSHEE-së ka lidhur me kompaninë “ACI Enegenieering” me vlerë 1.3 milionë euro.