Ekipi i Akademisë së Futbollit Vllaznia po bën një paraqitje shumë të mirë në kampionatin kombëtar të moshave. Një meritë në fitoren e javës së fundit ndaj Labërisë 3-0, ka edhe portjeri Rei Shpuza, i cili e mbajti të paprekur rrjetën e portës së Vllaznisë. Në cilësinë edhe të kapitenit të Vllaznisë U14, Shpuza, shprehet i kënaqur për fitoren, por jo për lojën e pjesës së parë.

Pasionin për futbollin, dhe konkretisht për pozicionin e portjerit, Rei e ka marr nga babai i tij, ish portjeri i Vllaznisë, Ali Shpuza, i cili është edhe pjesë e stafit teknik të Akademisë Vllaznia.

Rei, i cili njëkohësisht është edhe pjesë e ekipeve kombëtare të moshave, synon që duke punuar me përkushtim në procesin stërvitor, të bëhet pjesë e Vllaznisë së madhe duke dashur t’i ngjasojë ish portjerit të Vllaznisë, Bojan Zogoviç.

Vllaznia U14, me portjerin dhe kapitenin Rei Shpuza, renditet në vendin e dytë të klasifikimit duke pasur si objektiv titullin kampion.