Aksident në aksin rrugor Shkodër-Lezhë.

Policia bën me dije se rreth orës 19:20, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, automjeti me drejtues shtetasin M. M., 28 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. Q., rreth 51 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar lehtë 51-vjeçari, i cili është në spitalin rajonal të Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.