Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit , Myftiu i Shkodrës , Imam, Muhamed Sytari , i shoqëruar dhe nga drejtuesit e një fondacioni humanitar , ka zhvilluar një bisedë të ngrohtë me anëtarët e Shtëpisë së të Moshuarve në Shkodër.

Më pas u bë dhe dhurimi 50 pakove me ushqime dhe 50 batanijeve për të moshuarit e kësaj shtëpie.

Myftiu Sytari , duke falenderuar fondacionin për kujtesën dhe kujdesin ndaj të moshuarve, theksoi se ishte zgjedhja më e bukur për ta pritur Ramazanin me bekimin e të moshuarve.

Nga ana e tij , drejtori i Shtëpisë së të Moshuarve , Fatjon Hoxha , falenderoi për kujdesin e vazhdueshëm që tregohet ndaj të moshuarve.

Dita e parë e Ramazanit fillon me datë 11 mars. Gjatë periudhës 30 ditore do vijojë tradita e Myftinisë për shpërndarjen e pakove me ushqime dhe shtrimin e iftarëve për shtresat në nevojë.