Kryeministri Edi Rama do të mbledhë të shtunën kryebashkiakët e majtë në qytetin e Shkodrës në kudër të një analize të thelluar për punën e bërë në terren, bëjnë me dije burime për Report Tv.
Në këtë takim do të jenë edhe një pjesë e kabinetit qeveritar, ministrat dhe zv/ministrat, si dhe drejtuesit politik të qarqeve për analizën e punës në kuadër të rienergjizimit të partisë.
Takimi do të jetë vetëm një ditë, ndërsa javën e ardhshme Rama ka thirrur edhe Asamblenë e Partisë Socialiste e cila do të mbahet në datë 16 mars në qytetin e Durrësit.