Princ Leka ka kallëzuar në polici ish-bashkëshorten e tij, Elia Zaharia, dhe babain e saj, Gjergj Zaharia.

Elia Zaharia akuzohet nga Princi se e ka dhunuar së bashku me babain e saj.

Bëhet e ditur se Leka ka shkuar për të takuar vajzën e cila jeton në oborrin Mbretëror me mamanë e saj, por aty është përballur fillimisht me ofendimet e ish-vjehrrit dhe me pas me dhune fizike ndaj tij.

Por jo vetëm kaq, pasi Princ Leka ka kërkuar edhe urdhër mbrojtje. Gjithashtu padi në polici ka ngritur edhe Elia Zaharia ndaj ish-bashkëshortit të saj si dhe ka kërkuar urdhër mbrotje.

Ndërkohë kujtojmë se më 15 janar, Princ Leka, njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale se ai dhe Elia Zeharia i kishin dhënë fund martesës së tyre.

“Me anë të këtij postimi ju komunikoj zyrtarisht se LTM Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë rënë dakord që martesës së tyre tì jepet fund.

Duke qenë se martesa e ka humbur funksionin e saj, kanë parë të udhës ta zgjidhin atë me pëlqim reciprok duke filluar procedurat e nevojshme ligjore.

Pavarësisht besimit tek instituti i familjes, Princ Leka II beson se vlerat e respektit dhe mirëkuptimit reciprok do të përbëjnë bazën e marrëdhënies në vijimësinë e saj, që do të ketë si motiv rritjen e edukimin e LSM Princeshës Geraldinë.

Mirëqenia shpirtërore dhe fizike e vajzës, LSM Princeshë Geraldinës, do mbetet në qendër të vëmendjes së tyre, të përkushtuar për të siguruar një jetë të lumtur dhe të sigurt për Geraldinën.

LTM Princ Leka II nuk do të bëjë deklarata apo komente të mëtejshme dhe kërkon që të respektohet e drejta për privatësi me këtë çështje”, njoftonte Princ Leka.