Ben Blushi ka prezantuar në Shkodër romanin e tij “Komploti”. Në një auditor të zgjedhur, me pjesëmarrës nga fusha të ndryshme, tashmë në rolin e shkrimtarit, Blushi ka treguar se si lindi ideja për këtë roman.

Ngjarjet e rrëfyera në këtë roman, duket se perkojnë me zhvillimet që pasuan në Shqipëri pas publikimit të tij. Një nga këto fenomene, është ai i shpopullimit të vendit, për të cilin Blushi ka një opinion..

Gjatë takimit, përveç diskutimit të këtij romani, nga të pranishmit pati edhe pyetje të ndryshme apo edhe diskutime, ku u përfshi edhe autori i “Komplotit”, shkrimtari Ben Blushi.