Agron Gjekmarkaj ka folur për herë të parë pas zgjedhjes së tij dje si nënkryetari i Rithemelimit.

Ai i bëri thirrje dhe Lulzim Bashës që të bashkohet me PD-në e vërtetë, qoftë edhe në diversitet.

“Përfitoj nga rasti, meqënëse ju nominuat Lulzim Bashën, t’i bëj ftesë edhe atij të kthehet tek partia që e ka rritur politikisht, që i ka dhënë aq shumë dhe të mos keqpërdoret për diversionin qeveritar ndaj opozitës. Ne jemi bashkuar në diversitet dhe diversiteti qëndron tek mendimet e ndryshme. Në kuadër të këtij diversiteti, bëj ftesën dhe thirrjen që të gjithë kolegët që janë tek grupi Basha, vete z. Basha, të vijnë dhe të mos ta mbajnë ligjërimin tek përçarjet, e cila është zvogëluar, pasi PD është bashkuar, por duke mbajtur peng, aq vlerë se ka vula dhe firma, mendoj se duhet të vije dhe të gjej vendin e vet këtu. Praninë time e shoh si një akt modernizimi të të menduarit të Partisë Demokratike, që i jep status mendimit kritik brenda lidershipit të saj. Kjo është diçka që ka munguar në partitë politike shqiptare dhe PD edhe njëherë tregon që mund të jetë novative në skenën politike të Shqipërisë.”, tha Gjekmarkaj.