Dita e shtunë, datë 9 mars 2023, do të jetë ditë pune për administratën publike në vend. Sipas një urdhri të dalë sot nga MAS-i, e shtuna e kësaj jave do të jetë ditë shkolle për të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar në vend, por do të jetë ditë e plotë pune edhe për të gjitha hallkat e tjera të administratës publike.

Kështu, sipas njoftimit zyrtar, data 9 mars do të zëvendësojë ditën e pushimit 27.11.2023, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave.

“Në mbështetje të nenit 15, të ligjit n.r 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore” dhe në zbatim të vendimit nr. 652, datë 22.11.2023, të Këshillit të Ministrave, “Për caktimin e ditës së hënë, datë 27.11.2023, ditë pushimi”,

URDHËROJ:
Dita e shtunë, datë 09.03.2024, për nëpunësit dhe punonjësit e tjerë të aparatit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, nga ora 08:00 deri në 16:30, të jetë ditë pune për zëvendësimin e ditës së pushimit, të kryer në datën 27.11.2023, sipas vendimit nr. 652, datë 22.11.2023, të Këshillit të Ministrave” – thuhet në Urdhrin e MAS-it.