Kompeticioni i Kupës së Shqipërisë do të njohë këtë mesjavë katër ekipet gjysëmfinaliste, të cilat do të dalin nga ballafaqimet e kthimit të turit çerekfinal Egnatia-Laçi, Partizani-Kukësi, Tirana-Teuta dhe Vllaznia-Erzeni. Sipas progranit të hartuar nga sektori i garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, çifti Vllaznia-Erzeni është dueli i fundit që mbyll turin çerekfinal. Me fitoren e ndeshjes së parë në Shijak, 2-1, Erzeni duket më i favorizuar për t’u kualifikuar, por ndryshe mendojnë në kampin kuqeblu, objektivi i të cilëve është jo vetëm për të shkuar në gjysëmfinale, por edhe për të fituar trofeun. Një gjë të tillë e ka shprehur edhe portjeri Jurgen Mehidri, i cili ishte i përzgjedhuri i klubit kuqeblu për të folur në këtë pragndeshje.

Në vijim, Mehidri flet edhe per aspektin personal, ku pas dëmtimit të portjerit të parë Kristi Qarri po bën paraqitje të mira në formacionin kuqeblu.

Në mbyllje, gardiani kuqeblu, flet edhe për tifozërinë duke shpresuar që ashtu si me Tiranën ta mbushin përsëri stadiumin “Loro Boriçi” në mbështetje të Vllanzisë.

Ndeshja e dytë çerekfinale e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia-Erzeni, luhet pasditen e së mërkurës në stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 17:00.