Janë finalizuar procedurat e ekstradimit të 3 shqiptarëve nga vendet europiane në Shqipëri. Salvatore Salozzo i dënuar me 5 vite burg, është ekstraduar nga Italia. 31-vjeçari akuzohet se ka fshehur të ardhurat e shoqërisë tregtare të tij dhe nuk i ka paguar detyrimet tatimore shtetit shqiptar.

Renald Lleshi(Canaj) u ekstradua nga Gjermani në Shqipëri. 29-vjeçari ishte i dënuar nga gjykata e Sarandës për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”.

Njazi Kulla u ekstradua nga Luksemburgu, pasi është dënuar nga Gjykata e Tiranës, me 3 vjet burgim, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohen procedurat e ekstradimit të 4 shtetasve, të dënuar/akuzuar nga autoritetet në Shqipëri dhe në Spanjë, për •armëmbajtje pa leje, •kultivim, prodhim dhe shitje narkotikesh, si dhe •për fshehje të ardhurash.

Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet zyrave të Interpolit në Tiranë, Romë, Berlin dhe Madrid, janë finalizuar procedurat për ekstradimin e shtetasve:

-Salvatore Salozzo, 31 vjeç, lindur në Itali. Ai u ekstradua nga Italia në Shqipëri, pasi është dënuar nga Gjykata e Tiranës, me 5 vjet burgim, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”. 31-vjeçari ka fshehur të ardhurat e shoqërisë tregtare të tij dhe nuk i ka paguar detyrimet tatimore shtetit shqiptar;

-Renald Lleshi (Canaj), 29 vjeç. Ai u ekstradua nga Gjermania në Shqipëri, pasi është dënuar nga Gjykata e Sarandës, me mbi 3 vjet burgim, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”. Më datë 29.08.2017, në Sarandë, 29-vjeçari bashkëpunoi për plagosjen me armë zjarri, të 3 shtetasve, ndërsa në banesë iu gjetën 9.8 kg lëndë narkotike cannabis sativa;

-Njazi Kulla, 28 vjeç. Ai u ekstradua nga Luksemburgu në Shqipëri, pasi është dënuar nga Gjykata e Tiranës, me 3 vjet burgim, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. 28-vjeçari duhet të vuajë dhe rreth 2 vjet burgim, nga ky dënim;

Bashkëpunimi me partnerët europianë dhe jo vetëm, vijon, për të finalizuar ekstradimet e shtetasve të ndaluar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra penale të ndryshme.