Panairi më i madh i arsimit në të gjithë rajonin rikthehet për edicionin e tij të pranverës në Shqipëri. Në Tiranë e gjeni në vendin e tij të përhershëm tek hotel Rogner në datën 2 Mars dhe në Shkodër në 2 Mars tek hotel Rozafa. Dy ditë kushtuar arsimit dhe përpjekjeve të të rinjve shqiptarë të cilët dëshirojnë te studiojnë jashtë vendit.

Panairi zhvillohet në bashkëpunim me Integral Albania dhe ofron mundësi për të gjitha moshat. Mbi 50 institucione: kampe verore për fëmijët nga 8 – 18 vjeç, shkolla të mesme në Evropë për nxënësit ambiciozë nga mosha 15 – 18 vjeç dhe Universitete nga Britania e Madhe, Gjermania, Zvicra, Austria, Shba etj.
Studentët e ardhshëm dhe prindërit mund të takohen me përfaqsues të Universitetit Exeter ku ka studiuar shkrimtrarja e famshme J.K.Rowling, apo të University of London ku ish studentë janë Ghandi, John F Kennedy, Mandela or Elton John etj. Nuk do të mungojnë as dy nga universitet më të famshëm të Londrës si Westminster dhe Roehampton për të shpjeguar edhe procesin e dhënies së bursave. Për herë të parë në shqipëri do të jenë prezentë edhe 3 universitete suedeze: LUT University, LAB University dhe Jönköping University of Sweden.
Suedia dhe vendet Skandinave vitet e fundit janë shndëruar një destinacion për studimet e larta me mijëra studentë të huaj që regjistrohen çdo vit dhe që e zgjedhin për cilësinë arsimore, standartet e jetesës dhe bursat e studimit.
Specialistja e edukimit Anka Hasi nga Integral Albania tregon se këtë vit është dyfishuar numri i kërkesave të studentëve që zgjedhin Suedinë dhe Finlandën.

Universitetet pjesëmarrëse janë të rankuara në krye të listës së renditjes botërore dhe ofrojnë edhe bursa për nxënësit në bazë të notave, arritjeve në sport dhe art apo kushteve financiare familjare. Duke nisur nga 8 milion euro për vit nga American College of Greece, apo £4,000 nga University of Roehampton London, ose kredi qeveritare dhe financime të ndërmjetësuara ngaTechnische HochSchule of Rosenheim, Gjermani.

Në panair do gjeni përgjigje edhe për ato familje që zgjedhin shkollat e mesme dhe kampet verore si një shans më shumë drejt studimeve të larta në universitet më të mira si University of Oxford, Cambridge, Harvard, etc. Panairi i marsit ka përfaqsues të zgjedhur nga Kings College Madrid, International School of Milan, King’s College Cascais nga Portugalia apo shkolla të famshme zvicerane si St. George’s International School dhe Brillantmont International School.


Gjatë ditëve të Panairit ofrohen ulje për nxënësit që vendosin të zgjedhin kampet verore jashtë vendit në mënyrë individuale apo në grup dhe gjithashtu Integral Albania ofron ulje për ata që dëshirojnë të kryejnë testet ekskluzive të orientimit të karrierës
Për herë të parë në panair do të mbahet një seminar ku do të diskutohen tema shumë interesante për të rinjtë të tilla si trendet e përzgjedhjes së kampeve verore, integrimi i të rinjve me jetën jashtë vendit, historitë e suksesit të të rinjve që kanë studiuar jashtë me ndihmën e Integral Albania etj dhe moderohet nga gazetarja e njohur Suela Demiri.

Ne të Integral Albania (link: https://integral.al/ ) ju presim në Panairin më të madh të arsimit që vjen prej 13 vjetësh në Shqipëri. Bëhuni pjesë e nxënësve të elitës shqiptare që zgjedhin çdo vit të studiojnë jashtë vendit duke shumëfishuar mundësitë e tyre të punësimit në atdheun e tyre ose kudo në botë.

Pjesmarrja është falas, regjistrohuni këtu: https://www.worldeducation.al/