Gjykata e Posaçme ka dënuar me 2 vite burg ish-kryebashkiakun e Lezhës, Fran Frrokaj, por që me gjykim të shkurtuar do vuaj vetëm 1.4 vite.

Krahas këtij dënimi për ish-zyrtarin e lartë u vendos dhe heqja e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Hetimi i nisur nga SPAK në vitin 2019 provoi se ish-kryebashkiaku dhe 5 zyrtarë duke shpërdoruar detyrën kanë lejuar tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun.

Edhe për zyrtarët dënimi u shpall po këtë të premte. Për 2 prej tyre gjykata pushoi çështjen penale pasi konstatoi se ishin gjykuar njëherë për të njëjtën vepër penale, atë të shpërdorimit të detyrës.

SPAK thotë se gjatë viteve kur Fran Frrokaj ka mbajtur detyrën e kryebashkiakut janë përfituar në mënyrë të paligjshme 66 mijë metra katrorë tokë në bregdetin e Lezhës që janë tokë shtet.

Kjo sipërfaqe toke kap vlerën e 13 milionë Euro, është konfiskuar me vendim gjykate dhe i kalon në favor shtetit.

Tv Klan