Në derë është një pllakatë ku në të shkruhet “Monument Kulture” mbrohet nga shteti. Është dera e familjes së famshme të Sokolëve në një nga lagjet më të vjetra të Shkodrës “Dërgut”.

Ajo evidentohet me Hodo Sokolin komandantin e forcave të lidhjes shqiptare të Prizrenit për mbrojtjen e Hotit e Grudës dhe vijon me muzikantin e shquar, të ndjerin Ramadan Sokoli.

Në këtë banesë nuk banon më njeri, duke lënë pas shkatërrimin e saj dhe ferrat që e kanë mbuluar gjithandej.Ndonëse nuk ka një datë të saktë se kur është ndërtuar, për studiuesin Zamir Tafilica banesa është diku rreth 250 vjecare . Kjo shtëpi thotë studiuesi Tafilica, nuk duhet lënë në mëshirë të fatit pasi është një pjesë e rëndësishme e historisë së Shkodrës dhe jo vetëm.Hodo Sokoli dha një ndihmesë të rëndësishme për kurorëzimin me sukses të luftës së vullnetarëve shqiptarë kundër ushtrisë malazeze.Pas rënies së Ulqinit në duart e Malit të Zi, Hodo Sokoli u arrestua dhe u internua në Anadoll, prej nga nuk u kthye më.