Në mjediset e Galerisë së Arteve në Shkodër, është hapur ekspozita “CODE 3” e artsist nga Kosova Kamuran Goranci, ku solli gjurmë të konsoliduara të ekspresionizmit abstrakt të shkollës artistike të Prishtinës. Artisti kosovar tregon se dëshiron të përcjellë tek artëdashësit mesazhin se të gjithë mund të realizojë çdo iluzion të tyre nëse punojnë fort.
Artisti tregon se pse ka zgjedhur pikërisht Shkodrën për të prezantuar ekspozitën e tij.
Kuratori I ekspozitës Zeni Ballazhi tregon se të gjitha pikturat janë të punuara mbi ndjeshmërinë, harmoninë të cilat janë të pranishme nga aspekti artistic.
Kjo ekspozitë e cila u prezantua në ditën e Pavarësisë së Kosovës, solli rreth 20 piktura dhe një larshmëri ngjyrash të cilat ngjallin emocion tek artëdashesit.