I ardhur nga dhomat e zhveshjes së kuqebluve, aty ku së bashku edhe me kryebashkiakun shkodran, Benet Beci, festuan fitoren ndaj Egnatias kryesuese, presidenti i KF Vllaznia, komplimenton skuadrën për këtë fitore, e cila arrihet pikërisht në festën e 105 vjetorit të klubit kuqeblu.

Fitorja ndaj Egnatias kryesuese, e cila e zbukuron edhe më shumë kampionatin, i ka hapur oreksin njëshit të klubit kuqeblu për fitimin e titullit kampion, gjë të cilën e ka shprehur edhe me vargjet e një kënge: Më ka shku mendja me dal kampion…Pas kësaj fitoreje, që është e teta në dhjetë ndeshje radhazi, tashmë Vllaznia përqëndrohet në Kupën e Shqipërisë, takimet e cilës luhen mesajavën e ardhshme.