Liqeni i Shkodrës mbetet një nga destinacionet turistike më të preferuara në rajonin e Shkodrës.
Ky liqen është një nga potencialet e rëndësishëm turistik jo vetëm për turizmin natyror por edhe atë kulinar, historik dhe kulturor.

Numri i vizitorëve po vjen në rritje nga viti në vit thonë operatorët turistik ku kryesisht turistët vijnë nga Europa. Liqeni i Shkodrës ofron mundësi argëtimi dhe kënaqësie për të gjithë turistët që dëshirojnë të shijojnë turizmin aktiv.

Ekosistemi i liqenit ushqen faunën dhe florën e pasur dhe unike, duke e shndërruar atë në një qendër të rëndësishme biodiversiteti në Evropë.