I pyetur pse nuk u takua me përfaqësues të opozitës gjatë vizitës në Tiranë, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se kishte patur mjaftueshëm takime gjatë ditës së sotme duke përmendur takimin me të rinjtë, Begajn si dhe përfaqësues të institucioneve të drejtësië.

“Kam pasur një mundësi të takohesha me një sërë njërëzish e grupe të ndryshme përvec kryeministrit ministrit të jashtëm anëtarë kabineti, personalite të reformës në drejtësi, të rinj të angazhuar në programet tona të shkëmbimit, – kur të kthehem nga darka, do takohem me një segment tjetër të shoqërisë shqiptare dhe të gjithë aktorët por mendoj që kam marrë mjaftueshëm nga kjo ditë”- u shpreh Blinken.