Prej më shumë se 25 vitesh, rreth 300 banorë të fshatit Bleran në njësinë administrative Rrethina jetojnë nën rrezikun e përditshëm të telave të energjisë elektrike.
Vetëm 4 km larg nga Shkodra është një prej fshtarave i cili gjatë gjithë këtyre viteve nuk ka njohur investime në rrjetin elektrik, pa lënë mënjanë infrastrukturën rrugore edhe në sistemin e ujit të pijshëm. Pavarësisht apelit të bërë ndër vite, asgjë nuk ka ndryshuar duke i lënë banorët me shpresën se institucionet përgjegjëse do të kujtohen një ditë për problemet me të cilat përballen çdo ditë familjet e këtij fshati.
Pjesën e konsiderueshme të stinës së dimrit, me mot të keq banorët e kalojnë në errësirë Edhe në rastet kur këta tela këputen janë vetë këta të fundit të cilët rrezikojnë jeten e tyre për ti riparuar . Amortizimi i rrugës aktuale e bën të vështirë lëvizjen në çdo periudhë të vitit, për këmbësorët por edhe drejtuesit e mjeteve. Asfaltimi i saj është një domosdoshmëri për lehtësimin e lëvizjes së banorëve që duan të lidhen me qytetin e Shkodrës.