Vllaznia, kërkon të lërë pas dy barazimet e fundit me Partizanin dhe Laçin dhe të kthehet tek fitorja këtë të shtunë në përballjen me Teutën e Durrësit. Një gjë të tillë e deklaron edhe trajneri Osmani gjatë konferencës për shtyp dhënë me gazetarët shkodranë.
Në vijim, ai flet me konsideratë për trajnerin kundërshtar, shkodranin Edi Martini.
Për trajneri Osmani, e rëndësishme është edhe rikthimi i tifozëve, mbështetjen e të cilëve e konsideron shumë pozitive.
Dueli, Vllaznia-Teuta, e vlefshme për javën e 23-të të Abissnet Superiore, do të luhet në orën 17:00 të pasdites së shtunë, në stadiumin “Loro Boriçi”.