Të dashur banorë të Bashkisë Shkodër,
Dita e hënë shënon një hap të ri në funksionimin dhe angazhimin e të gjitha strukturave të Bashkisë Shkodër me vizionin që banorët duan, bashkinë në punë!
Nga dita e nesërme, në zbatim të Vendimit të Këshillit Bashkiak të datës 29.12.2023, hyn në fuqi struktura e re e bashkisë Shkodër e përqendruar te shërbimi, si kryefjalë e funksionit dhe miradministrimit të Bashkisë Shkodër.
Struktura e bashkisë, veçanërisht në institucionet e varësisë, kishte shumë pozicione të dubluara dhe specialistë që vetëm kishin emrin në borderotë e rrogave, por nuk ofronin asnjë shërbim për banorët e Shkodrës.
Sigurisht nuk është e lehtë të shkurtosh vende pune. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm për këtë. Por nuk mund të vazhdohet më të paguhen me rrogë njerëz që nuk japin asnjë kontribut në zhvillimin e bashkisë sonë. Qytetarët e Shkodrës nuk e kanë luksin të mbajnë me taksa nga të ardhurat e tyre të fituara me punë e sakrifica asnjë punonjës të tepërt në organikën e bashkisë.
Prej më shumë se dy muajsh administrata e Bashkisë Shkodër është në një proces riorganizimi. Të gjitha drejtoritë e Bashkisë Shkodër kanë analizuar me shumë përgjegjshmëri performancën dhe produktivitetin e punonjësve të varësisë dhe ekipeve që u shërbejnë qytetarëve, duke përzgjedhur ata që shërbejnë me profesionalizëm, ndershmëri, përkushtim dhe dëshirë për punë të mira për Shkodrën.
Për administratën e Bashkisë Shkodër nga e hëna fillon një epokë e re, në të cilën puna e motivimi për t’u shërbyer qytetarëve është dhe do të jetë kriteri i vetëm i vlerësimit.
Struktura e re e bashkisë Shkodër / Benet Beci : Nga e hëna fillon një epokë e re
Related Posts
Familja i kishte humbur prej dy ditësh, 31-vjeçari pinte kafe i qetë në lokal me miqtë e tij, çfarë deklaruan ata
Policia e Shkodrës ka arrestuar Ergys Arrazin si shkaktar të vetëvrasjes së bashkëshortes dhe tre fëmijëve të tij. Por 31-vjeçari nuk e ka pranuar se ka dhunuar bashkëshorten e tij…
Në kërkim të trupave të pajetë të Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj, nuk do të ndalen as gjatë natës
Prej mëngjesit polumbarët e RENEA-s po punojnë kërkimet për gjetjen e trupave të pajetë të Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj të mitur. Burime për Ora News bëjnë më…