Një grup prej 5 turistësh kanë mbetur të bllokuar në pikën turistike të Bogës, në Shkodër.
Burime për Report Tv bëjnë me dije 5 udhëtarët kanë qenë gjatë orëve të paradites në Bogë, por gjatë zbritjes nga mali, një prej tyre ka rrëshqitur dhe ka thyer këmbën.
Ndërkohë dy turistë tyre kanë arritur që të zbresin, ndërsa 3 të tjerët janë ende të izoluar. Turistët janë rreth 1 orë larg dhe terreni ku ata ndodhen është i vështirë dhe ka prezencë të akullit.
Atje ndodhen Grupi i PMNZH i Komisariatit Policisë dhe Autoambulanca me ekipin mjekësorë si dhe dy grupe te të Ndërhyrjes se Shpejtë të cilët po u afrohen alpinistëve.