Nëse deri më sot jeni mësuar duke e parë, teksa na jep parahsikimet e yjeve për të gjithë ne, nga sot e tytje, Meri Shehu do të jetë banorja më e re e “Big Brother VIP”.
Meri është astrologia më e famshme në Shqipëri. Me një karrierë 20 vjeçare në fushën e astrologjisë, e pranishme thuajse çdo ditë në studio televizive ku bën parashikimin e yjeve për shenjat e zoodiakut. Ka përfunduar shkollën e astrologjisë në Greqi dhe njihet për humorin dhe batutat spontane.
“Mua më mungonte Big Brother, që dmth doja ta shijoja, i kam shijuar shumicën e televizioneve, shumicën e spektakleve dhe tani dua ta shijoj nga brenda këtë eksperiencë të bukur që ndiqet nga shqiptarët anë e mbanë. Do merrem me shenjat dhe aty brenda sepse është profesioni im, por pak nga pak. Do analizoj banorët nga ajo që unë di, nga shenjat e tyre”– tha Meri Shehu.