Britania e Madhe ka njoftuar se prej 27 ditësh, e migrantët ilegalë nuk kanë tentuar të kalojnë kanalin e La Mansh me gomone, duke regjistruar kështu periudhën më të gjatë në 5 vitet e fundit.

Mbërritjet nuk janë regjistruar që nga 16 dhjetori, sipas shifrave të Home Office, kjo për shkak të kushteve të këqija të motit dhe detit të egër.

Kjo është periudha më e gjatë që Britania nuk regjistron asnjë tentativë ilegale për të hyrë në vend, që pas 25 ditëve radhazi pa asnjë kalim nga data 8 shkurt deri më 3 mars 2020.

Numri i emigrantëve që kalojnë kanalin ka rënë nga viti në vit për herë të parë që nga fillimi i regjistrimeve aktuale në 2018, me mbërritjet totale në vitin 2023 më shumë se një të tretën në vitin 2022. Për herë të parë në pesë vjet, asnjë kalim i Kanalit nuk u zhvillua në prag të Krishtlindjes apo edhe në ditën e Krishtlindjes.

Totali i përkohshëm vjetor për vitin, 29,437, është 36% më i ulët se rekordi prej 45,774 kalimesh për të gjithë vitin 2022. Por është ende totali i dytë më i lartë vjetor i regjistruar, mbi shifrën e vitit 2021 (28,526).