Një shqiptare e dënuar për grabitje me dhunë, pjesë e një bande që bastisi 26 shtëpi në një muaj e gjysmë në 2019 pa sukses apeloi kundër dëbimit nga vendi.
Një nga tre anëtarët e bandës së grabitësve shqiptarë të arrestuar në vitin 2019 në të ashtuquajturin ‘Operacioni Santa Isabel’, të cilit i janë atribuuar 26 grabitje në një muaj e gjysmë, kërkon të qëndrojë në Spanjë pasi ka gjetur dashurinë tek një person i quajtur A.Lama.
Gruaja, e cila tashmë ka vuajtur dënimin e saj, apeloi urdhrin që kërkon largimin e saj me forcë nga vendi, duke pretenduar shkeljen e të drejtave, mes tyre, të së drejtës së partnerit të saj, një shtetas spanjoll të cilin e takoi në burg, i cili ka një punishte makinash dhe me të cilin kërkon të krijojë një familje.
Sipas mbrojtjes së saj në apelin në fjalë, gruaja hyri rregullisht në vend nëpërmjet një fluturimi nga Roma dhe gjatë periudhës tre mujore si turiste ajo u ndalua dhe më pas u gjykua, raportojnë mediat e huaja.
Pas vuajtjes së dënimit ajo u transferua direkt nga burgu në aeroport dhe partneri i saj shkoi në Shqipëri ku u martuan, pasi nuk mund ta bënin këtë në territorin spanjoll pasi gruas i kishin mbajtur dokumentet nga autoritetet spanjolle.