Mijëra vizitorë vendas e të huaj kanë shfaqur interes gjatë 2023 për të vizituar Parkun Kombëtar Alpet e Shqipërisë.
I cilësuar si një destinacionet e preferuara të të pasionuarve pas turizmit malor turistët kanë vendas dhe të huaj shijojnë natyrën magjepsëse që ofrojnë Alpet.
Alpet përfshijnë lumin e Gashit, Luginën e Valbonës, Thethin, Vermoshin dhe Bogën, ku turistë vendas dhe të huaj shijojnë momentet e qetësisë, ujin dhe ajrin e pastër që i karakterizon ato.
Sipas Administratës së Zonave të Mbrojtura Shkodër, “gjatë periudhës janar-dhjetor 2023 Thethi, Vermoshi dhe Boga u vizituan nga 324 220 turistë, nga të cilët 184 900 vendas dhe 141 320 të huaj”.
“Ndër zonat më të vizituara në Alpe janë Thethi, Valbona, Boga, të cilat janë konsideruar nga mjaft turistë si destinacionet më të bukura malore”,
Ndërsa “në rritjen e numrit të vizitorëve ka ndikuar edhe përmirësimin i infrastrukturës, ku një vend të veçantë ka zënë edhe shenjimi i shtigjeve, duke krijuar lehtësira për lëvizjen e tyre”.
Tek Alpet dallohen blloqet, malësitë, kurrizet malore dhe luginat.