Besimtarët e krishterë festojnë sonte natën e Krishtlindjeve, duke paralajmëruar Krishtlindjen e nesërme, festën e lindjes së Jezu Krishtit.
Dita e Krishtlindjes, një festë e vërtetë familjare, kalohet duke u përgatitur për meshën e mesnatës. Para se të shkojnë në kishë, me shumë zakone të ndryshme, familja mblidhet në tryezën festive.
Darka është zakonisht e shpejtë, marrin urimet që “lajmërojnë” ardhjen e Krishtlindjes, pastaj shkojnë në kishë.