Medreseja e Shkodrës, dega e vajzave, organizoi ditën e sotme ceremoninë e vendosjes së çezmës në kujtim të nxënëses së kësaj shkolle, Vesa Hasani, e cila u nda nga jeta pak kohë më parë .

Në fjalën e tyre të pranishmit theksuan se kjo çezme do të jetë një shenjë e kujtimit të përjetshëm për nxënësen ekselente të kësaj shkolle

Pjesë e kësaj ceromonie u bënë nxënës dhe mësues të Medresesë, ku e ndjera Vesa Hasani kishte studiuar, gjithashtu miq dhe afërm të familjes Hasani.