Një 70-vjeçare, ka humbur jetën, pasi teksa kalonte në urën mbi lumin Fan, dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht dhe ka rënë në lumë.

Trupi i 70-vjeçares është nxjerrë nga ujërat e lumit dhe është transportuar në IML, për ekzaminim. Sipas informacioneve e moshuara ishte duke shkuar te shtëpia e saj në fshatin Gjegjan.

NJOFTIMI I POLICISË:

Pukë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, teksa kalonte në urën mbi lumin Fan, për të shkuar në banesën e saj, në fshatin Gjegjan, dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht dhe ka rënë në lum, shtetasja D. P., 70 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën.

Trupi i 70-vjeçares është nxjerrë nga ujërat e lumit dhe është transportuar në IML, për ekzaminim.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.