Presidenti i FSHF-së, Armand Duka zhvilloi një takim me kryetarin e Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ku u diskutua në lidhje me bashkëpunimin për zhvillimin e futbollit dhe projekte të rëndësishme infrastrukturore.

Një nga çështjet më të rëndësishme të diskutuara ishte menaxhimi i stadiumit “Loro Boriçi”. Gjatë takimit u shqyrtua edhe projekti që ka klubi i Vllaznisë për të ndërtuar një park rinor sportiv, një kompleks modern që mund t’i jap një hov të madh zhvillimit të futbollit në qytetin verior.

Kryebashkiaku Beci është shprehur i gatshëm që këtij projekti t’i vihet në dispozicion trualli në ish-Uzinën e Telave.

Klan News