Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në burgun e Peqinit, ku një i burgosur ka vrarë një të dënuar dhe ka plagosur një tjetër.
Autori i krimit është Sokol Mjacaj, për të cilin më herët minsitri Ulsi Manja urdhëroi izolimin në regjimin “41 bis”. Teksa të dënuarit ndodheshin në zonën e ajrimit, ai ka qëllaur me një armë dy të burgosur të tjerë, Ilir xhakja dhe Arben Lleshin. Teksa i pari u qëllua në këmbë, Lleshi ndërroi jetë menjëherë në vendngjarje. Pas kësaj, i dënuari me burgim të përjetshëm ka kërcënuar gardianët, e madje edhe punonjësit e kuzhinës së burgut.
Me ndërhyrjen e forcave RENEA dhe grupeve të tjera të polcisë, kryengritja e tij u izolua, por mister mbetet fakti se si ka hyrë në burg arma që ai përdori.
Edhe pse burgu i Peqinit është një institucion izolimi i sigurisë së lartë, duket se Mjacaj e ka pasur shumë të lehtë për të marrë armën. Në dëshminë e një të burgosuri për gazetaren Anila Hoxha, ngrihen dyshime për vrasje me pagesë. Mjacaj mund të jetë paguar për të vrarë Lleshajn, teksa dyshohet se arma ka hyrë në burg me dron.